Mundësoi abortin e 14 vjeçares në këmbim të 500 eurove, mjeku që rrahu profesoreshën ishte arrestuar para dy viteve


T’i ketë të vendosura prangat në duar nga ana e policisë nuk është risi për gjinekologun i cili sulmoi gruan e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci. Arsim Gashi i cili punon në poliklinikën “Galaxy”, para dy viteve u arrestua nga policia për një shkelje tjetër ligjore. I njejti mundësoi abortin e një vajze të mitur, 14 vjeçare në këmbim të 500 eurove.

Veprimi i gjinekologut Gashi binte në kundërshti me Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë, por, vajzës që dyshohej se u dhunua nga dy persona, njëri 21 vjeç e tjetri 30 iu mundësua një gjë e tillë nga Gashi. Këtë e kishte konfirmuar edhe njëri nga të dyshuarit në polici.

“Në të njëjtën ditë, mjeku e ka kryer abortin, për të cilin unë kam paguar 500 euro”, ka deklaruar i dyshuari në polici. Në anën tjetër, sot nga Policia e Kosovës Gashi u vu nën pranga pasi sulmoi profesoreshën universitare, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Baby Boo