Mulaku: I paharruar prof Nevzat Memeti


I paharruar prof Nevzat Memeti.

I paharruar, i nderuar, i ndjerë prof Nevzat Memedi. Sot në 7 Mars, nëse ju akoma do të ishit gjallë e di qe do të vinit në mësim me kostumin më të bukur që kishit, me entuziazmin dhe dëshirën për t’a bërë këtë ditë më shum se një festë, e do na pyesnit: Si është gjuha shqipe sot? Si jeni ju( sepse këtë merak kishit gjithmonë).

Të them profesor,
sot gjuha shqipe ka halle plot, të brendshme qe po devijohet nga vet ne dhe të jashtme që po na e shtypin për të mos u përodur gjithkund ku duhet. E ne, kemi halle plot, halle që do të donim të ishit sot mes nesh e ti diskutonim bashke profesor(ashtu si në gjimnaz). Ju nuk do n’a jepnit zgjidhjen, e di ,por, do të n’a zgjonit mendimin vetë për zgjidhjen sepse këtë dhunti dinit të krijonit vetem ju tek ne si brez me shprehjen “FOL DIÇKA SA PËR TË THËNË”. Ishte kjo shprehja juaj magjike qe zgjonte trurin e çdo gjimnazisti. Duket sipërfaqsore ne plan të parë, por shumë e thellë në vepër. Gjë që duhet ta kuptoj çdo mësimdhënës sot se të rinnjtë duhet mësohen TË MENDOJNË e TË FLASIN. Tani kuptojmë që n’a mësuat të mendojmë me sy të mendjes e të shprehemi me fjalët e shpirtit e të gjuhës sonë të vjetër sa vetë Europa e të pasur sa më ska, ti kërkojmë zgjidhje çështjes deri në fund e me vendosshmëri.

Ju nuk ishit një profesor, ju ishit një misionar i denjë,këtë e ndjenim atëherë dhe e kuptojmë tani. E ndjenim atëherë sepse në klasë rinim ulur nga dy nxënës ne karike për tju dëgjuar me shumë ëndje e për të mësuar shumçka mbi jetën, familjen, shoqërinë, sfidat…E kuptojmë teni sepse që atëherë na e mbjellët syrin kritik, dhe mendimin real mbi zgjidhjen problematikave të jetës dhe ato profesionale. Brezi ka halle plot profesor, por ka me vete dhe motivimin e mbjellë nga ju dikur dhe dhëshirën për të qenë aty ku do të dëshironit të ishin ata, të suksesshëm në vend dhe jashtë vendit: Menani është (ligjërues në Cambridge University dhe UEJL) Ermali, Lulejeta, Jeta Nexhibja(arkitetk jashtzakonisht të sukseshëm), Shabani ligjërues ne Universitetin e Zurich-ut ) Besimi në një universitet në Barcellonë), Majlinda e Jetoni mjek të suksesshëm në vend. Bujari programues në Turqi, Valdrina ligjëruese në Universitet. Mirlinda, Lindita e shumë të tjerë mësimdhënës të denjë, madje dhe vajza juaj Adrijana është bërë mjeke, një diçka që ju shumë e deshët dhe skishte si bëhej ndryshe , e ndjesë për të tjerë që nuk i dimë ku janë saktësisht…Për të gjith këto mbeteni ju ideatori dhe zanafilla e ambicjeve tona e vendosmëria për tia dalë. Ju ishit modeli i mësuesit të lindur inspirues, frumëzues, ideator, krijues, motivues, mbështetës që do të duhej të vazhdontë të mbetej dhe për brezat më pas, por jeta ju la për gjysëm këtë mision duke lënë pas kujtimet, motivin dhe aritjet e atyre që mbajnë vulë suksesi inspirimin tuaj dhe tek ne mungesën që nuk jeni mes nesh. Qofsh i parajsës dhe modei i të gjith mësimdhënësve pas! I paharuar në kujtesën tonë.

Nga nxënësja juaj: Dr. Luljeta Mulaki.

Baby Boo