Muki: Nëse vijmë në pushtet do të largojmë 20% të administratorëve nga puna


Deputeti shqiptarë i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka paralajmëruar se do të largojë 20 % të administratorëve nga puna në qoftë se Zoran Zaev i fiton zgjedhjet. Këtë paralajmërim të dhimbshëm e ka thënë vetë deputeti në profilin e tij në FB.

“Rend, drejtësi dhe disiplinë – këto janë themelet mbi të cilat qëndron shteti i aftë dhe juridik. Kështu duhet dhe do të jetë domosdoshmërishtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po pastrojmë gjyqësorin, po shkarkojmë gjykatësit që lejojnë vjetërsimin e lëndëve, për 20% e zvogëlojmë administratën shtetërore dhe i heqim harxhimet rrugore për deputetët. Vazhdojmë të ndërtojmë shtet të fuqishëm juridik i cili vërtet do t’i shërbej qytetarëve! #Programi2024” ka shkruar deputeti Zekiri.

Zekiri dhe partia LSDM erdhën në pushtet me votën shqiptare dhe me ndihmën e Ali Ahmetit pasi votuesit nuk e votuan për të pasur legjitimitet. LSDM-ja humbi karshi VMRO-së në 2016 edhe atë 2 deputet më pak, por falë vizionit të Ali Ahmetit LSDM-ja u bë pjesë e pushtetit ku sot deputeti shqiptarë dëshiron ti largojë nga puna po ata që ia dhanë shancën që LSDM-ja të qeverisë me qeverinë në Republikën e Maqedonisë e Veriut.

Baby Boo