Muki i kundërpërgjigjet Zaevit: Te vëllau kam qenë për Bajram e jo për iftar


Muhamed Zekiri tha se te vëllau i tij ka qenë për Bajram e jo për iftar, siç deklaroi Zaev.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke folur për antarët e partisë së tij të cilët janë prekur nga Covid-19, tha se të gjithë janë të kujdesshëm, por Zekiri e kishte marrë virusin nga një vizitë që i kishtë bërë të vëllaut për Ramazan.

Zekiri tha se Zaev e ka ngatërruar Bajramin dhe Ramazanin. Ai tha se asnjëherë nuk ka shkuar askund për iftar, por ka qenë për Bajram te vëllau, normalisht për t’ia uruar festën./tv21!

Baby Boo