Muki do të plas bomba për Reisin e BFI-së: “Mos ju firgo shtetit, por Allahut për keqpërdorimet që i ke bë”


E quajti teknefez, dhe Zekiri është dashur të vuaj 1 vit burg, thotë Reis Ulema Ef. Rexhepi, por pas këtyre akuzave sërish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka goditur rëndë duke e paraljamëruar se do të nxjerr shumë fakte për keqpërdormiet në BFI, shkruan TS.

“E lexova reagimin e Sules tek nje portal qe e sponsoron dhe eshte per te ardhur keq ne çfare derxhe ka ra ky njeri.
Fjalet fyese, shpifjet dhe trillimet qe i permend aty me se miri flasin per vet ate.
Ende mendon se eshte ndonje faktor madje edhe i lejon vetes te kercnoj se paramendoni do te kete referendum e rezultati vareshka nga ai.
Athua cfare mendon te besh ti bashkangjitesh VMRO-se?… Rruge e mbare te qofte asnjeher nuk ke dalluar nga mendesi e veprimi me ata qe i ke BLLAGOSLLOVIT.
Perndryshe ne reagimin tuaj Sulejman Rexhepi ke harruar te pergjigjes ne pyetjet qe i parashtrova ne parlament:
A eshe e vertet se çmimi per nje haxhi kete vite eshte 4100 euro ose 720 euro me shtrejt se vitin e kaluar?
A eshte e vertet se haxhilerve ua shitni vizat e haxhit nga 500 euro edhe pse ato jane falas?
A eshte e vertet se per keqperdorimin e vizave te haxhit permendeni edhe ne nje nga raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit?
A eshte e vertet se keqperdorni pronat e BFI-se per interesat tuaja te ngushta?
Sa imam e profesor ne medrese e fakultet kane ngelur pa ua paguar sigurimin pensional dhe invalidor?
Mos harro per gjithe keto ka fakte dhe argumente nuk jane trillime apo shpifje.
Para se te shqetesoheni dhe tregoni frige nga kontrollet e policise finasiare dhe inspektoriatit te punes duhet te keni frige Allahun per gjitha veprimet dhe keqperdorimet qe keni bere deri me tani.
Selam Sulejman Rexhepi

P.S Per keqperdorime brenda institucionit qe drejtoni ka edhe shume fakte dhe detaje tjera me te cilat do te njoftohet opinioni pa merak.” ka shkruar Zekiri./TS

Baby Boo