Muhamed Zekiri me familjen shtrohet në spital


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka folur sonte edhe për gjendjen shëndetësore të deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri.

Ministri Filipçe theksoi se Zekiri, bashkëshortja dhe vajza e tyre tremuajshe po trajtohen në Klinikën Infektive në Shkup. Ai tha se ata janë në gjendje të mire shëndetësore, në formë stabile, por vetëm kanë temperaturë lartë.

Ministri shtoi se të gjitha kontaktet e Zekirit po testohen dhe se një pjesë e rezultateve janë të gatshme.

Zekiri ditë më parë bëri të ditur se ka dalur pozitiv me testin e koronavirusit dhe se pas kësaj ishte vetizoluar dhe se kishte nisur mjekimin në shtëpi, për shkak të gjendjes asimptomatike.

Baby Boo