Muaremi u kërkon falje banorëve të Lubotenit


Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, informoi opinionin se sot zhvilloi një takim me një përfaqësues të bashkësisë lokale të fshatit Luboten dhe disa banorë të fshatit, ku dje u zhvilluan bastisje nga an e Policisë financiare.

“Sinqerisht më vjen keq që banorët e Lubotenit, Hasanbegut, Vizbegut dhe Haraçinës ishin të shqetësuar nga aksioni i djeshëm, por i njejti ishte i domosdoshëm për mbledhjen e dëshmive, me qëllim parandalimin e impostit, prodhimit dhe trafikimit të mallrave të paligjshëm nga ana e personave të caktuar juridikë dhe fizikë, sepse bëhet fjalë për import dhe prodhim të llojit të ndaluar të duhanit në republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tregtisë së paligjshme me të njejtin.

Gjegjësisht pas kryerjes së kontorlleve dhe hetimeve paraprake, nga ana jonë u konfirmua se një grup i personave juridikë dhe fizikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, importojnë këtë lloj të ndaluar të duhanit në gjethe, me çka duhani i papërpunuar dërgohet në më shumë lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku manipulohen banorët lokal dhe në të njejtën kohë në të njejtat lokacione ekzistojnë makina me të cilat pritet, grihet ose në ndonjë mënyrë tjetër përpunohet duhani i cili paketohet në paketim të ambalazhuar prej 300, 500, 800 dhe 1000 gramë, ndërsa disa prej tyre janë të shënuar me emra të brendeve të njohura dhe në këtë mënyrë bëhet e mirë aksionare.

Kështu produkti i gatshëm i fituar i cili gjithashtu paraqet edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve, pa banderolë në mënyrë ilegale shitet në pazarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kundërshtim me detyrimet ligjore, gjëgjësisht shmanget pagesa e akcizës, me çka gjatë viteve 2018 dhe 2019 buxheti i RMV-së është dëmtuar [ër 7.5 milionë euro.

Ne e respektojmë punën e vështirë dhe të ndershme të banorëve, kultivuesve të duhënit në këto vende, të cilët në përgjithësi mirren me kultivimin e duhënit shtëpiak dhe të ardhurat kryesorë të të cilëve vijnë nga ky aktivitet, dhe për këtë shkak ndjejmë keqardhje për shqetësimin dhe kërcënimin që ata e kanë ndjerë gjatë aksionit, por patjetër të theksojmë se i njejti ishte i patjetërsueshëm me qëllim të mbledhjes së dëshmive në procedurën parahetimore e cila udhëhiqet me urdhër të Prokurorisë Publike, ndërsa bëhet fjalë për persona juridikë, importues të llojit të ndaluar të duhanit të papërpunuar dhe persona fizikë, përpunues dhe shitës të duhanit, duhane nga lloji Virginia është i ndaluar të blihet dhe shitet në territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duhet të theksojmë se aksioni policor ishte kundër importit ilegal, prodhimit dhe shitjes së llojit të ndaluar të duhanit të llojit Virginia i cili në vete përmban sasi shumë të madhe të katranit dhe pesticideve dhe i njejti është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. qëllimi i aksionit nuk ishte konfiskimi i duhanit të prodhuar nga banorët lokal, por konfiskimi i duhanit të importuar ilegalishtm të dëmshëm për qytetarët tanë. Informacionet e para tregojnë se mbi 90% e duhanit të konfiskuar është nga importi ilegal dhe lloji i dëmshëm Virginia.

Aksioni i djeshëm u realizu me asistencë të kolegëve nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët gjithashtu janë kujdesur për sigurinë e gjithë atyre që ishin prezent, si personave zyrtare, poashtu edhe banorëve të këtyre vendeve.

Vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe në interes të qytetarëve”, ka shkruar Muaremi.

Baby Boo