Muadini: “Himni” nga kryetari i komunës së Kumanovës nuk i përfaqëson shqiptarët


Osama Muadini – REAGIM
Kryetari i Komunës paska publikuar “Himnin” për Kumanovën.
Ajo që vërehet në këtë të ashtuquajtur “himn”, qenka bërë nën organizim të Fondacionit për Kulturë, ku në këngë merr pjesë vetë Kryetari i këtij fondacioni, për të cilin shpesh më është dashur të reagoj lidhur me fondet diskriminuese ndaj kulturës shqiptare në Kumanovë.
Gjithashtu, më duhet t’ua bëjë me dije se ky projekt nuk është përkrahur nga unë si këshilltar komunal në Këshillin Komunal.

Skandaloze në këtë projekt është pjesmarrja e këngëtarëve, ku në të nuk është përfshirë asnjë këngëtar shqiptar, e aq më pak “himni” paraqet realitetin etnik të Kumanovës, me diskriminim në sekuenca filmike në vendbanimet ku jetojnë maqedonasit dhe nuk paraqet asnjë element shqiptarë në të. As edhe një varg në shqip!
Pra ky “himn” nuk më përfaqëson mua, e as shqiptarët e Kumanovës.
P.S
Edhe titullin e paskeni “vjedhur”….

Baby Boo