‘M’u prenë krahët, nuk mund të fle’, vjehrri tregon si iu mbyt në gropë nusja dhe mbesa (VIDEO)


Në muajin tetor në familjen Mazelli ka ndodhur tragjedia. Vajza e vogël e familjes Elena vetëm 10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdorej për vaditje, ndërsa e ëma Liria që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.

Bashkim Mazelli, vjehrri i 35-vjeçares ishte personi qe nxori trupat e pajetë. Trupat janë gjetur njëra mbi tjetrën, nena ka qene duke mbrojtur vajzën, si nena qe jep gjithçka për fëmijën e saj, edhe ne vdekje mundohet ta mbroje me trupin e saj.

Gjyshi tregon si i gjeti trupat e tyre pa jetë: “Ka qenë ditë e diel, i thashë vajzës punojmë bashkë tokën, ato erdhën diku këtu unë isha më tutje, ishte ora 12.30 i them vajzës së madhe nëse mami u kishte ardhur. Në orën 15.00 ato ende mungonin, panë në arrë nuk kishte njeri, një nga vajzat panë shapkat e Elenës, uji ishte i turbullt.
E pashë vetë, shapkat ishin atje, u futa vetë e ngrita doli nusja siç ishte me atlete veshur. I nxorëm, ishin në të njëjtin vend. Qendrova dy orë, nuk kisha më fuqi, mu prenë krahët. Nuk më zë më gjumi që nga ajo ditë. Mua më duket sikur jam këtu. Vajza e vogël 1 vjeç vetëm qan nuk di ca të të them”, thotë gjyshi me lot në sy.

Baby Boo