MSh reagon ne lidhje me rastin në Vrapçisht: Transportin e kuf*omave e bëjnë ndërmarrjet dhe jo Klinika Infektive


Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastin në Vrapçisht, ku familjarët e një gruaje të vde*kur, në vend të trupit të saj, në ark*ivol kishin gjetur trupin e një mashkulli.
Ministria thotë se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kuf*omave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.

“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vde*kurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vde*kjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i va*rrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e va*rrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, thanë nga MSh-ja.

Baby Boo