MSH-Maqedoni: Operohen 160 foshnje me anomali të rëndë


“Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, për dy vjet janë operuar 160 foshnje me anomali të rënda”, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, këto operacione janë pjesë e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunim të Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike në Shkup dhe Spitalit Universitar për Kirurgji Pediatrike “Pirgov” nga Bullgaria.
“Ne kemi filluar projektin dy vjet më parë, i cili u ofroi kirurgëve tanë edukim shtesë për metodat e reja të ndërhyrjes. Rastet e rënda të anomalive në pacientët e rinj nuk dërgohen më jashtë vendit, por këto operacione kryhen me sukses në klinikën tonë”, shtoi Ministri.

Baby Boo