MSH-Maqedoni: Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk pranohen pacientë të moshës së rritur


Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se pacientët me coronavirus të moshës së rritur nuk do të shtrohen në spital në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup.
Pacientët e vetëm të rritur në Klinikën e Fëmijëve janë nënat e fëmijëve të shtruar në spital me coronavirus, të cilat gjithashtu janë pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë apelon që të mos krijohet panik i panevojshëm.
I gjithë sistemi është i organizuar dhe i menaxhuar mirë, departamentet spitalore, departamentet diagnostikuese, analizat laboratorike janë ndarë në zona të kuqe dhe të gjelbërta për pacientët me coronavirus dhe pacientët e tjerë.

Baby Boo