MSH: Jemi lider në rajon për vaksinimin e popullsisë


Maqedonia e Veriut është lider në rajon për numrin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës gjatë një muaji e gjysmë, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se sipas të dhënave të fundit, gjatë periudhës prej 5 korrikut deri më 24 gusht, numri i së paku një doze të aplikuar në 100 banorë është rritur për 14%, që është rritja më e lartë nëse krahasohet me shtetet e rajonit.

Kjo sipas MSh-së tregon në rritjen e interesit për vaksinim.
“Gjatë periudhës së njëjtë, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut gjenden Kosova me 10.64%, Shqipëria dhe Greqia me 8.61% dhe Mali i Zi me 8.04% rritje të përqindjes së personave të vaksinuar me së paku një dozë. Rritja në Bosnje e Hercegovinë arrin 7.95%, ndërsa në Slloveni 6.9%. Përparim më të ulët në rajon të vërejtur prej 5 deri më 24 gusht ka në Serbi, gjegjësisht 2.49% dhe Bullgaria me 1.66% rritje të përqindjes së vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Baby Boo