MSH: “33 pacientë janë të infektuar me variantin Omicron, 3 të tjerë me Fluron”


Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftojnë se në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer teste për zbulimin e llojit Omicron të virusit SARS CoV2.

Nga 56 mostrat e marra pozitive për SARS CoV2, 33 ishin pozitive me variantin Omicron të virusit, duke përbërë 59% të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, 4 nga Tetova, 2 nga Kavadari dhe 1 nga Koçani. Një kombinim i viruseve të gripit A dhe SARS CoV 2 u zbulua njëkohësisht tek tre pacientë nga Shkupi.

Baby Boo