Mrekullia arkitekturore 300 metra e lartë, ndryshon linjën ajrore të Miamit (FOTO)


Autoritetet në Miami, SHBA kanë publikuar planet e një kulle të re sensacionale me 100 kate që do të ngrihet mbi qytetin e Biscayne Bay, duke u bërë ndërtesa me e lartë në jug të New York City.

Ndërtimi po promovohet si një “mrekulli arkitekturore” dhe do të ketë 360 rezidenca private që do të kushtojnë nga $1milionë, si dhe një hotel me pese yje, me 205 dhoma e suita.

Ndërtesa do të përbëhet nga nga nëntë “kuba të xhamtë” në dukje të zhvendosur, të cilat do të duken si asnjë ndërtesë tjetër në brigjet lindore të SHBA.

Ajo është krijuar nga arkitektët Sieger Suarez në bashkëpunim me Carlos Ott.

Ky i fundit tha: “Natyra unike e këtij projekti krijon jo vetëm një ndërtesë të veçantë por dhe një skulpturë që do të ndryshojë përgjithmonë linjën ajrore të Miami, me lartësinë e saj dhe dizajnin e veçantë”.

Baby Boo