Mrekulli! E porsalindura e braktisur i mbijeton të ftohtit falë këlyshëve që e mbajtën ngrohtë


Një foshnje e porsalindur e braktisur nga prindërit e saj në Indi, i mbijetoi një nate të ftohtë pasi disa këlyshë e mbajtën ngrohtë.Vogëlushja u gjet në fshtin Saristal të Lormi në provincën Chhattisgarh të Indisë, e vendosur përkrah këlyshëve, krejtësisht pa lëndime, nga vendasit që e dëgjuan duke qarë, shkruan DailyMail.

Mendohet se nëna e këlyshëve fillimisht e ka gjetur foshnjën, e cila ishte e zhveshur dhe ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës, dhe u shtri pranë saj.Përfaqësuesi lokal Munnalal Patel tha se një grup që po dilte për punët e përditshme kishte gjetur të porsalindurën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan fëmijën në spital në mënyrë që mjekët të ekzaminonin gjendjen e saj.

Baby Boo