Mrekulli: 52 vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë (VIDEO)


Një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu. Ajo ka njoftuar se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Postimi i plotë:

Lajm i bukur
52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë.

Baby Boo