MPPS: Kopshtet do të përkujdesen për fëmijët edhe gjatë grevës


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar.

Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës, potencojnë nga Ministria.

Gjatë realizimit të së drejtës për grevën e të punësuarve siç theksojnë nga Ministria, institucionet parashkollore obligohen të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Baby Boo