MPJ kontrollon nëse Gruevski është në Budapest


Ministria e Punëve të Jashtme kontrollon informacionin nëse ish-kryeministri i dhe deputeti Nikolla Gruevski me të vërtetë është në Hungari dhe a ka kërkuar azil politik.

“Në lidhje me informacionin e publikuar në profilin e Nikolla Gurevskit nëse ai është në Budapest dhe a kë kërkuar azil në Hungari, Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë, vepron sipas ligjeve në drejtim të verifikimit të informacionit. Menjëherë pas marrjes së informacioneve relevante, opinioni do të informohet në kohë”, kumtojnë nga MPJ-ja.

Sipas statusit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit ai ka ikur në Budapest, ku ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze. Në status thuhet se gjatë ditëve të fundit ai ka marrë kërcënime me vdekje./Telegrafi/

Baby Boo