MPJ: Kontestet rreth identitetit me Bullgarinë duhen zgjidhur me mirëkuptim


Paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe fillimin e negociatave me BE-në, riaktualizuan çështjet e pazgjidhura me Bullgarinë. Ministria e Jashtme për Alsat shprehet e kujdesshme se kontestet rreth identitetit duhen zgjidhur me respekt e mirëkuptim të ndërsjellë, si dy shtete mike evropiane.

Ministria e Jashtme:

“Mbrojtja e identitetit maqedonas, procesi i anëtarësimit në BE dhe marrëdhëniet e mira me Bullgarinë, jo vetëm që janë synime të pandashme, por janë interesa tërësisht komplementare. Në shekullin XXI në Evropë, e drejta e vetë-përcaktimit nuk mund të kontestohet. Pranimi i të tashmes dhe të kaluarës, një proces fisnik që e filluam me Bullgarinë duhet të bazohet pikërisht në këtë të drejtë.”

Si Shkupi ashtu edhe Sofja po e shënojnë sot 117 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit, për identitetin e të cilit nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët historianët e komisionit bullgaro-maqedonas ndërsa këshilltari i presidentit Pendarovski, ish ministri, Denko Maleski tha se duhet të pranohen faktet historike se Dellçevi dhe Misirkovi ishin bullgar. Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski theksoi se për figurën më të madhe historike të kombit maqedonas nuk mund të negociohet. Mickoski i quajti provokime deklaratat e fundit të Ministres së jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva se nuk do të lejonte që politika e jashtme e Bullgarisë të keqpërdoret në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Zaharieva githashtu tha se gjuha maqedonase është formuar në vitin 1945.

GOCE DELLÇEVI ËSHTË THEMELI I SHTETIT MODERN MAQEDONAS. GOCE DELLÇEVI ËSHTË MAQEDONIA. GOCE DELLÇEVI NUK DUHET TË JETË LËNDË PËR ÇFARËDO BISEDIME E NEGOCIATA. DO TË MUNDOHEM T’I INJOROJ PROVOKIMET QË VIJNË FATKEQËSISHT TANI DHE QË HUTOJNË NË PERIUDHË PARAZGJEDHORE. NE NUK JEMI SI DISA FQINJ TANË QË T’I KEQPËRDORIM NË FUSHATË PARAZGJEDHORE EMRAT E FËMIJËVE TANË QË DERDHËN GJAK DHE DHANË JETËN PËR KËTË SHTET. PËRKUNDRAZI, NE JEMI MAQEDONAS KRENARË QË KEMI PASUR ASO HEROI NË HISTORINË TONË DHE NË BAZË TË KËSAJ HISTORIE DO TA NDËRTOJMË TË ARDHMEN. ATA QË JËN TË NGUJUAR NË TË KALUARËN LE TË RRINË NË TË KALUARËN E NDARJEVE”-THA HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO DPMNE.

-Ministre e Jashtme e Bullgarisë ,Ekaterina Zaharieva:

-Ne kemi interes që ata ta pranojnë historinë dhe njëkohësisht ne ta pranojmë realitetin e momentit. Ky është interes i përbashkët.

-Këtu do ta shtoja edhe gjuhën.

-Po, gjuha, është e gjitha e lidhur.

-Ka aq shumë dokumente, është formuar në vitin 1945, mbi bazë të dialektit bullgaro-perëndimor. Ndryshuan pak gramatikën, shtuan disa fjalë nga një gjuhë tjetër fqinje.

Serbishtja?

-Po.

Deklarata e Zaharievës se shteti i saj mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE gjithmonë, por vetëm nën kushte të caktuara, të cilat nuk kanë ndryshuar, asocon në kërkesën bullgare që Maqedonia e Veriut të pranojë historinë se deri në vitin 1944 maqedonasit dhe bullgarët ishin një popull, ndërsa Bullgaria ta pranojë realitetin sipas së cilit maqedonasit tani janë popull i veçantë.

Baby Boo