MPJ konfirmon: Diplomatja nga Maqedonia e Veriut u gjet e vdekur në Nju Jork

Nga Ministria e Punëve të Jashtme konfirmojnë vde*kjen e diplomates nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara që ndodhi gjatë natës së Vitit të Ri në Menheten në Nju Jork.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tro*nditi të gjithëve, për jetëN e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë”, kumtuan nga MPJ-ja.
Diplomatja u gjet me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit.