MPJ fillon strategjinë e re dhjetëvjeçare të politikës së jashtme – Reflektimi 20-30


Ministria e Punëve të Jashtme fillon doktrinë të re të punës së diplomacisë, të vendosur në tre shtylla, e cila duhet të rezultojë me strategji të re dhjetëvjeçare të jashtme politike – Reflektimi 20-30, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Si shtyllë e parë e strategjisë së re, Osmani paralajmëroi se fillojnë me konsultime të gjera qytetare, përmes të cilave paralajmëroi formimin e lidhjeve mes politikës së jashtme dhe nevojës së qytetarëve.

“Bëhet fjalë për takime pjesëmarrëse dhe inkluzive demokratike, të cilat do të mbahen në komuna dhe përmes të cilave do të tentojmë t’i përforcojmë lidhjet mes qytetarit të rëndomtë dhe integrimit euroatlantik të vendit”, tha Osmani.
Përmes shtyllës së dytë, Osmani paralajmëroi përforcimin e procesit të inkluzivitetit me konferenca të organizuara tematike për strategjinë e re – Reflektimi 20-30.

“Qëllimi është që në një proces inkluziv dhe transparent në nivelin më të lartë akademik, ekspert, profesional dhe politik të përfshihen tema, të cilat janë pjesë e prioriteteve të politikës së jashtme, afrimit të shtetit tonë drejt BE-së, por edhe përfshirja në vet Unionin, anëtarësimi i jonë në NATO, respektivisht me fqinjët, për iniciativat rajonale dhe në përgjithësi ardhmëria e Ballkanit Perëndimor, kontributi i jonë në mbrojtjen e multilateralizmit dhe vetë pjesëmarrja e vendit në organizata tjera ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.

Si shtyllë të tretë, Osmani paralajmëroi që ky proces të marrë formë institucionale, përmes krijimit të Këshillit strategjik për politikë të jashtme.
“Trup i përhershëm, i cili do të paraqes një lloj të këshillit drejtues, ku sipas mundësive resurset më të mirë, më profesionalë dhe më me përvojë të cilat i ka shteti, të vendosen në funksion të ndjekjes, analizimit dhe transponimit të drejtimeve politike dhe strategjike të vendit në politikat konkrete të punëve të jashtme”, deklaroi shefi i diplomacisë.

Përmes aktiviteteve të mbajtura në këto tre shjtylla, Osmani paralajmëroi përgatitjen e strategjisë dhjetëvjeçare për politikë të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Reflektimi 20-30, e cila do të prezantohet edhe para presidentit, kryeministrit, komisioneve kompetente dhe këshillave në Kuvend, ndërsa do të konsultohen edhe miqtë ndërkombëtare – përfaqësuesit e BE-së, partnerët strategjikë SHBA-ja dhe një pjesë e vendeve të cilat deri tani kanë pasur impakt të fuqishëm në krijimin dhe zhvillimin e shtetit.

Baby Boo