MPJ e Bullgarisë shpreh shqetësim nga veprimet e presidentit të Maqedonisë


Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu shqetësim për veprimet e fundit të funksionarëve që deklarojnë qëndrimet negative në opinion e që janë në kundërshtim me klimën pozitive të krijuar nga përpjekjet aktive të dy qeverive.

“Disa ditë pas takimit të suksesshëm të përbashkët të dy vendeve, sërish jemi dëshmitarë të rritjes së tensioneve në opinion që nxiten nga veprime konkrete të presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili tenton që t’i riaktualizojë temat që janë në kundërshtim m e Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017”, thonë nga MPJ e BUllgarisë.

Sipas tyre, veprime të tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes që siguron përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe besimit të ndërshjellë.

Baby Boo