MPJ dënon aktin e incizimit të votuesve në Australi


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë e ka dënuar skandalin e incizimit të procesit të votimit për referendumin që ndodhi në Melburn të Australisë. MPJ ka njoftuar se tashmë autoritetet përgjegjëse në Australi janë njoftuar për rastin.

“Këto shkelje serioze janë të papranueshme dhe në afat sa më të shpejtë do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për sanksionim të pjesëmarrësve. Kjo paraqet shkelje e të drejtës demokratike për votim, por edhe ndikim në procesin e referendumit, si dhe shkelje e privatësisë në kohën e votimit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJ-së.

Për rastin në Melburn ka reaguar edhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi, i cili ka njoftuar se personat e përfshirë tashmë janë identifikuar dhe do të përndiqen në bazë të legjislaturës së Australisë./Pacensure

Baby Boo