MPB zuri katër automjete dhe një autobus që po transportonin udhëtarë në linja ndërkombëtare pa dokumentacione përkatëse

ilustrim

Më datë 08.02.2022 dhe 09.02.2022, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar Tabanocë dhe Departamenti për Krime Ndërkufitare Shkup në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare kanë kontrolluar katër vetura dhe një autobus që kryenin transport ndërkombëtar të udhëtarëve, dhe është konstatuar se transportin e kanë kryer pa posedim të dokumentacionit përkatës raporton.

“Gjatë kontrollit të automjeteve “Mercedes” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.A (38vjeç) nga Strumica, “Mercedes” me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga S.K (32vjeç) nga Republika e Bullgarisë, “Opel Astra” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.S (42vjeç) nga Kumanova dhe “Seat Alhambra”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.T (28vjeç) nga Strumica, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit përkatës”, thonë nga MPB.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të autobusit, i cili ka qenë me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.M (42vjeç) nga fshati Gorna Banjica, Gostivar, është konstatuar se kryen transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa pasur dokumentacion përkatës”, deklaruan nga MPB.

Policia njofton se Inspektorati Shtetëror i Transportit u ka vendosur sanksione përkatëse drejtuesve të mjeteve.

Baby Boo