MPB: Të mos nxitet fjala e urrejtjes


Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se rasti i 29 qershorit është zbardhur, e për këtë në mënyrë adekuate e kanë informuar edhe opinionin. Apelojnë të mos nxitet fjala e urrejtjes dhe t’u jepet hapësirë institucioneve që ta përfundojnë punën.

“I hedhim poshtë të gjitha dezinformatat qëllimkëqija të individëve dhe partive papërgjegjëse politike, të cilat e keqpërdorin vdekjen e djaloshit. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale kundër B.B. (20) dhe J.L. (19), të gjithë nga Shkupi, të cilët më 29.06.2018 rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin  e autobusëve në bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’ e kanë sulmuar N.S., pas çka ai u dërgua në Qendërn klinike ‘Nënë Tereza’ Shkup. Pas masave të ndërmarra nga npunësit policorë, të denoncuarit janë privuar nga liria dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit”, thuhet në kumtesë

Nga MPB-ja njoftojnë se se po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen eedhe perdonit të tret të akuzuar.

Baby Boo