MPB: SULMI NDAJ PAUNOVSKIT-NDALOHEN TRE PERSONA


Mbrëmë në Tetovë nga disa persona është sulmuar fizikisht ish- deputeti i LSDM-së, Stojko Paunoski. Ai nëpërmjet rrjetit social facebook bëri të ditur se fillimisht djali i tij është sulmuar fizikisht para hyrjes së ndërtesës ku ai jeton, duke bërë thirrje që ky rast të mos politizohet.

Lidhur me sulmin ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski dhe djalit të tij, nË Tetovë, nga MPB-ja kanë informuar se janë ndaluar tre persona – njëri i moshës 18 kurse dy të moshës 20 vjecare.

“Më 22.06.2018 nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Tetovë është ndaluar V.O (20) nga Tetova, kurse në stacionin policor është zhvilluar bisedë edhe me A.B (20) nga Tetova dhe I.V nga Tetova lidhur me rastin e paraqitur nga S.P (56) se i njëjti rreth orës 02.10 në një object hotelerik është sulmuar nga tre persona të panjohur së bashku me djalin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tre personave do të dorëzohet kallëzim përkatës”

Paraprakisht Paunovski në profilin e tij në FB publikoi se sulmi ka ndodhur para ndërtesës ku ai jeton. Rati është paraqitur në polici kurse kryerësit janë ndaluar qysh dje. Në këtë postim Paunovski ka shkruar se nuk dëshiron politizimin e kësaj ngjarjeje duke paralajmëruar se kundër të gjithë portaleve që do të përhapin të pavërteta do të ngrejë padi. /Art Channel/

Baby Boo