MPB-së, DAP dhe ISHT me aksion në klube të natës


Më datë 11.12.2021 rreth orës 01:00 në aksion të përbashkët të koordinuar të Byrosë për siguri publike – Departamenti i Policisë Kr*iminale, SPB Shkup – Njësiti policor për intervenim, inspektorët e delikuencës për të mitur, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, është kryer kontroll aksion në disa objekte (disko dhe klube nate) për të cilat kishte informacione se kishte parregullsi në funksionimin e tyre, si moslëshimi i faturave fiskale, moslejimi i personave pa certifikatë vaksinimi, mosrespektimi i protokolleve për ballafaqim me Covid-19, prania e të miturve në ambiente, mungesa e licencave për personelin e sigurisë…

Gjatë kontrollit u konstatua: Në një objekt hoteliere në rrugën “Jordan Mijalkov”, gjatë kontrollit të kryer nga DAP, është konstatuar se nuk janë lëshuar fatura fiskale. Njësia e Policisë së Ndërhyrjes ka ndaluar pesë persona pa letërnjoftim, ka konstatuar dy persona me certifikatë vaksinimi të falsifikuar dhe 15 persona pa çertifikatë vaksinimi, si dhe ISHT ka përpiluar kallëzim për personat e gjetur në objekt pa certifikatë vaksinimi me çka do tu lëshohet urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa objekti është i mbyllur përkohësisht.

Në një objekt hotelerie në stacionin e ri hekurudhor, gjatë kontrollit në objekt, është konstatuar se nëntë persona nuk kanë certifikatë vaksinimi,ndërsa është identifikuar edhe një i mitur. Nga ISHT është konstatuar se ka parregullsi në qarkullimin e parave të gatshme për të cilat do të gjobiten. ISHT konkludoi gjithashtu se godina nuk është në përputhje me ligjin për duhanpirjen, mosrespektimi i protokolleve shëndetësore, konstatohen persona pa certifikatë me çka do të merren masa për hkeljet e konstatuara duke lëshuar urdhërpagesa kundërvajtëse.

Në një objekt hoteliere që ndodhet në rrugën “Anastas Mitrev”, gjatë kontrollit të kryer nga DAP janë konstatuar disa parregullsi, përkatësisht është konstatuar diferencë në pagesën me para të gatshme, gjegjësisht moslëshim të faturave fiskale. Anëtarët e MPB-së kanë konstatuar se gjashtë persona nuk kanë certifikatë vaksinimi, si dhe tre persona që kanë qenë roje kanë qenë pa licencë të duhur për të punuar, si dhe ISHT ka përpiluar një raport për personat e gjetur në objekt pa certifikatë vaksinimi me çka do merren masa kundër tyre, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht.

Në një objekt hotelerie në rrugën 8 Shtatori, gjatë kontrollit të kryer nga DAP, është konstatuar qarkullim i paregjistruar, pra mos lëshim faturash fiskale dhe punonjësit e policisë kanë konstatuar se dy persona nuk kanë certifikatë vaksinimi, nga ana e ISHT-së për personat e konstatuar pa certifikatë është është përpiluar procesverbal dhe në pajtim me ligjin do të lëshohen urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa objekti është i mbyllur përkohësisht.

Baby Boo