MPB paralajmëron zero tolerancë për cenuesit e referendumit


Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron zero tolerancë ndaj atyre që do ta cenojnë qetësinë e qytetarëve në vazhdën e referendumit. Gjatë një konference për mediat, ministri i Brendshëm bëri apel për përmbajtje nga gjuha e urrejtjes dhe për dënimin e këtij fenomeni nga e gjithë shoqëria dhe i kërkoi edhe prokurorisë që të procedurojë rastet e gjuhës së urrejtjes.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

”MPB në këtë drejtim po përgatitet, me plan dhe procedura. Kjo në mënyrë që edhe gjatë fushatës të sigurojmë ambient të qetë ku qytetarët do të mund të sjellin vendimin e tyre. Ne e ndjekim çdo ditë gjuhën e urrejtjes nëpër media dhe rrjetet sociale. Atë që duhet ta procesuojmë ne e procesuojmë, pastaj duhet të veprojnë institucionet e tjera të sistemit”

Kryetari i organizatës Civil, Xhabir Deralla, fajin për mos procedimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes e hodhi tek prokuroria, për të cilën pohon se ende nuk e ka filluar procesin e demokratizimit dhe reformave antipolitike.

XHABIR DERALLA, KRYETAR I “CIVIL”-IT

“Pyetja sigurisht që është drejtuar edhe tek prokuroria e cila po dëshmon ngadalshmëri. Neve si OJQ por besoj edhe juve si opinion, kjo qasje ju duket sikur aty ende nuk ka arritur demokracia dhe sundimi i së drejtës. Shpresoj që në të ardhmen aty do të bëhen reforma dhe uroj që këto fjalë të mos vlejnë më…Apeloj që gjuhës së urrejtjes të mos i përgjigjemi me urrejtje dhe dhunë, por mesazhe pozitive dhe buzëqeshje”

Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe organizata Civil propozuan që e gjithë shoqëria të ketë një qasje të pëbashkët në luftimin e gjuhës së urrejtjes, dhe mos ti lihet puna vetëm institucioneve. Edhe pse kohëve të fundit janë shtuar rastet e gjuhës të urrejtjes në publik, MPB nuk beson se mund të ndodhë ndonjë incident pasi thonë se policia i ka investuar të gjithë kapacitetete për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë këtij procesi të ndjeshëm./Pacensure

Baby Boo