MPB, pa garancë për orë policore efikase


Nuk ka asnjë garanci nga Ministria e Punëve të Brendshme se do të punojë me kapacitete të shtuara gjatë fundjavës për të siguruar rendin dhe respektimin e masave gjatë orës policore. Nga MPB thonë se kanë miratuar planin operativ për të zbatuar vendimin e Qeverisë.

Është normale që në këto qytete si në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë të ketë numër më të madh të policëve për shkak se edhe këto qytete janë më të madha dhe masat për këto janë më ndryshe. Do të thotë se në këto qytete kemi kufizim të lëvizjes në të gjithë periudhën e ditës dhe natës, për dallim në vendet tjera ku do të ketë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes- u shpreh Toni Angelovski, MPB.

Eksperti i sigurisë Nikolla Dujovski thotë se gjatë orës policore të zbatuar kohë më parë, MPB nuk ka bërë siç duhet punën e saj.

Në këtë situatë nuk ka nevojë të akuzohemi mes veti por me rëndësi është të japim mbështetje edhe ne qytetarët, por edhe nëpunësit e policisë të jenë në nivel të detyrës. Nëse i duhet ndihmë mund të kyçen edhe shërbimet tjera shtetërore, por para së gjithash MPB patjetër të sigurojë që të respektohen vendimet e Qeverisë në aspekt të ndalesës për pjesëmarrje në varreza – u shpreh Nikolla Dujovski, ekspert.

Nga MPB njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 641 shkelje të masave për mbrojtje nga “Covid19”. Nga policia njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë evidentuar 8 persona që nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vet izolim.

Baby Boo