MPB nuk i kap ha*kerat që i sulm*ojnë institucionet e Maqedonisë së Veriut


U bënë tri ditë që kur ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit nuk funksionojnë, e përgjegjësin e morën përsipër hakerat në Tuiter të cilët thanë se ata vetëm kanë bërë ekstrakt të email porosive ndërsa serveri është shuar nga ana e administratorëve nga këto ministri. Ndërkohë pyetëm MPBnë ku u përgjigjën shkurt se Departamenti i Kr*imit kib*ernetik dhe forenzikë digjitale po punon për zbardhjen e rastit. Profesori universitar Shpëtim Latifi thotë se institucionet publike janë cak i sul*meve kibe*rnetike për shkak se kursejnë në mirëmbajtjen e serverëve por edhe nuk sigurojnë administratorë të sistemeve të cilët do të kujdesen në raste kur su*lmohen bazat e tyre.

“Po shifet se në realitet ka qenë e lehtë të bëhen objekt i sul*mit ndoshta edhe për shkak të mospërputhjes së standardeve më të larta që është dashur t’i sigurojnë administratorët e sistemeve në këto institucione” tha Shpëtim Latifi profesor universitar. Latifi thotë se përmes hetimit të adresës IP, u zbulua se s*ulmi vjen nga Gjermania. “Është e panevojshme të humbet kaq kohë gjithçka ka mundur të kthehet shpejt. Ne qoftë se institucionet nuk i kanë personat adekuat përgjegjës, kjo shpesh herë bëhet edhe me kompani të treta të cilat e ofrojnë shërbimin dhe mbrojtjen nga sul*met e distribuara të cilët e marrin përsipër obligimin për mbrojtjen paraprakisht ngritjen e infrastrukturës në qoftë se ndodh një s*ulm i tillë”, deklaroi Latifi.

Baby Boo