MPB: Nuk është arrestuar vëllai i “El Chekës”


Ministria e Punëve të Brendshme, i ka mohuar informatat nëpër media se është arrestuar vëllai i publikuesit të “bombave”, “El Cheka”.

Ballina  Maqedoni

MaqedoniMPB: Nuk është arrestuar vëllai i “El Chekës”

27/06/2019

0

Ministria e Punëve të Brendshme, i ka mohuar informatat nëpër media se është arrestuar vëllai i publikuesit të “bombave”, “El Cheka”, njofton Portalb.mk.

“Nuk është arrestuar, ka qenë në Polici për të njoftuar për protestën që do të organizohet të dielën”, thotë për Porltalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ky reagim vjen pas lajmit të Alsat-M.

Vëai i “El Chekës”, ka qenë organizator i protestave në Tetovë, përpara Selisë së BDI-së. Protesta pati për qëllim, siç u shpreh vëllai i El Çekës, të shpreh pakënaqësi ndaj “padrejtësive që u bëhen shqiptarëve” dhe ndaj “rastet e montuara politike”

“El Çeka” u bë i njohur që kur filloi me publikimin e disa materialeve të përgjuara – “bombave”, ku dëgjohen duke biseduar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me pjesëtarë të tjerë të partisë për procese të ndryshme. Në fillim bisedat ishin kryesisht private, ndërkaq këto të fundit flasin për një lidhjes mes pjesëtarëve të partisë me procese të caktuara gjyqësore dhe shoqërore.

Baby Boo