MPB: Nuk do të funksionojë sistemi për lëshimin e dokumenteve personale prej 11-15 qershor


Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale në Shkup, nga 11 qershori 2021 (e premte) duke filluar nga ora 16:00, deri më 15 qershor 2021 (e martë – gjatë tërë ditës së punës deri në orën 20:00), sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferit) në Shkup nuk do të funksionojë.

“Për arsyet e sipërpërmendura, qytetarët nga rajoni i qytetit të Shkupit të cilët kanë caktuar termin për ndonjë dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi) më 11 qershor 2021 pas orës 16, njoftohen të vijnë në ambientet e Ministrisë ku kanë caktuar termin për dokumentin personal”, informojnë nga MPB.
Qytetarët që kanë caktuar termin për datën 14 qershor 2021, të drejtën për të paraqitur kërkesë ndonjë dokument personal, do të mund ta ushtrojnë më 5 qershor 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç e kanë të paraqitur.

Qytetarët që kanë caktuar termin për në datën15 qershor 2021, të drejtën për paraqitjen e kërkesës për dokument personal do të mund ta ushtrojnë më 6 qershor 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç e kanë pasur të caktuar.
Njëkohësisht, informohen qytetarët që dokumentet e gatshme personale t’i marrin deri më 11 qershor 2021 në orën qe ose nga data 16 qershor 2021.

Baby Boo