MPB nuk dha mendim pozitiv që shqiptarët e lindur në Maqedoni të marrin shtetësi me tre dëshmitar


Ministria e punëve të brendshme ka dhënë mendim negativ ndaj idesë që shtetasit e ish republikave jugosllave të cilët deri në pavarësinë e Maqedonisë me 8 shtator të vitit 1991 kanë jetuar në Maqedoni, të mund të marrin shtetësi maqedonase vetëm me deklarata nga dëshmitar, pa pasur dokumente si dëshmi.

Bëhet fjalë për qytetar që kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni, por nuk kanë shtetësi edhe pse shpesh herë i plotësojnë kushtet për to.
Pavle Trajanov, ish ministër i punëve të brendshme dhe lider i Lidhjes Demokratike paralajmëroi se ideja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është që në këtë mënyrë të merren 70.000 shtetësi që do të ndikonte në fotografinë demografike në vend.

Baby Boo