MPB me detaje për aksidentin në Veles: Janë lënduar 5 udhëtarë, në mesin e tyre edhe një foshnje me lëndime të rënda


Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19.05 në linjën hekurudhore Gradsko-Veles, rreth dy kilometra para hyrjes në Veles, ka ndodhur një aksident hekurudhor midis një treni mallrash, i cili po udhëtonte në rrugën Gjevgjeli-Shkup dhe një makine të tipit “Renault”, me targa të Shkupit, që po drejtohej nga B.D. (22), i cili para përplasjes me trenin kishte humbur kontrollin duke përfunduar në hekurudhë.

Pas aksidentit, shoferi B.D. dhe pasagjerët A.K. (25), S.K. (21) dhe një foshnjë tre muajshe, të gjithë nga Negotina si dhe Sh.M. (27) nga Kumanova u transferuan në Qendrën Mjekësore në Veles, ku u konstatua se shoferi B.D. dhe foshnja kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerët e tjerë janë lehtë të lënduar.

Baby Boo