MPB konfirmon se Çavkov dhe ish-komandantë të policisë kanë keqtrajtuar të burgosurit tjerë


Mediat maqedonase kanë siguruar informacione nga MPB se një person nga Strumica dhe dy nga Shtipi janë sulmuar në një kafene në burg, të cilët kanë qenë nën shoqëri të Mitko Çavkovit.

I rrahuri Vanço Spasov në MPB ka marrë edhe dokument mjekësor për lëndimet dhe ka thënë se pasi e kanë rrahur e kanë kërcënuar që të mos tregojë.

Sipas SDK, denoncuesi i rastit është sulmuar nga katër persona, ndërsa pasi e kanë rrahur e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë fotografuar.

“I rrahuri si dhunues i ka paraqitur personat G.B inspektor në SPB Strumicë, V.N, V.E (njëri prej tyre ish-komandant në SPB Strumicë, tjetri ish-sigurim i Çavkovit) dhe tre persona tjerë.

Ky rast së pari do të zbardhet nga MPB, ndërsa do të konfirmohet edhe ndërhyrja Mitko Çavkovit në këto ngjarje./Telegrafi

Baby Boo