MPB ka kontrolluar autobusët në Tetovë, 7 prej tyre me defekte teknike!


Punonjësit policorë të SPB-së Tetovë sot (24 nëntor) nga ora 9 deri në ora 15, kanë marrë masa të përforcuara kontrolli që kanë mbuluar autobusët që kryejnë transport publik në këtë zonë. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 7 autobusë (TE-6 dhe GV-1) me defekte teknike, prej të cilëve (TE-4 dhe GV-1) kanë pasur defekte në frena , si dhe 1 mjet drejtues (TE) me defekt në pajisjet e drejtimit dhe një me mungesa e pajisjeve, gjegjësisht aparatit zjarrfikës (TE). Të gjitha mjetet me defekte janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe ndaj drejtuesve të mjeteve dhe përgjegjësve të kompanive, si dhe personave juridikë, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Baby Boo