MPB: Janë regjistruar disa parregullsi gjatë heshtjes zgjedhore


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë heshtjes zgjedhore, respektivisht deri sot në ora 07:00 janë regjistruar tetë parregullsi, prej të cilave gjashtë në rajonin e Shkupit dhe nga një parregullsi në rajonin e Velesit dhe Strumicës. Në rajonin e SPB-Shkup, në fshatin Viniçe dhe në fshatin Ljubanci janë vërejtur flamuj të një partie politike të vendosur afër një vendvotimi, flamujt janë larguar nga ana e Komisionit Zgjedhor.

Në fshatin Brnjarci në afërsi të një vendvotimi është vërejtur një pllakate e një partie politike, e cila është larguar nga Komisioni Zgjedhor. Në afërsi të shkollës “Negosh”, ku ka katër vendvotime, janë shënuar grafite me përmbajtje politike. Në afërsi të shtëpisë së pensionistëve në Aerodrom janë vërejtur grafite në lidhje me zgjedhjet. Tashmë janë njoftuar Komisionet dhe po vazhdon largimi i grafiteve.

Mëngjesin e sotëm në shkollën “Nikolla Vavcarov” janë vërejtur pllakate të një partie politike të cilat janë larguar nga ana e Komisionit Zgjedhor. Në Gjevgjeli është raportuar se janë shpërndarë fletushka me përmbajtje politike në Bogorodicë. Në SPB-Veles është raportuar se në vendvotimin me numër 2135 janë shkruar grafite me përmbajtje politike në lidhje me zgjedhjet.

Baby Boo