MPB – Ja si ndodhi askidenti tragjik për të riun nga Sllatina


<Dje rreth orës 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Sllatinë të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku me një motoçikletë pa targa të drejtuar nga 19-vjeçari L.Sh. nga Tearca e Tetovës dhe një traktor me rimorkio, po ashtu pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga 60-vjeçari A.S. nga Slatina.

Në aksident motoristi L.Sh. ka pësuar lëndime të rënda tupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, nga të cilat ka ndërruar jetë pak më vonë në Kompleksine klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e aksidentit prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Baby Boo