MPB: Ja sa persona janë arrestuar për mos respektim të orës policore


55 persona nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, prej të cilëve 42 prej tyre janë arrestuar, ndërsa pjesës tjetër u janë marrë të dhënat dhe do të merren masa adekuate, infromojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu brenda 24 orëve të kaluara, 159 personave u janë dhënë vendime për izolim ndsërsa 48 të tjerë kanë nënshkruar deklaratën për vetëizolim. Nëpunësit policor kanë kryer kontrolle tek personat në vetëizolim dhe izolim, dhe nuk është evidentuar asnjë persona që nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit.

Baby Boo