MPB-ja: “Range Roveri” është drejtuar nga një person zyrtar, e jo nga vajza e drejtorit të BSP


Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me artikullin e botuar nga portali i lajmeve Net Press njoftoi se Departamenti i kontrollit të brendshëm dhe standardeve profesionale u urdhërua menjëherë për të kryer kontrolle dhe të dorëzonte një raport.

Pas hetimeve, është konstatuar që më 2 gusht 2018, automjeti “Range Rover Discovery Sport”, me targa SK-9559-AL është drejtuar nga një polic i punësuar në Departamentin e mbrojtjes së personave të caktuar dhe objekteve është drejtuar me një një urdhëresë zyrtare.

Automjeti në orën 13.35 ka kaluar kalimin kufitar Bogorodicë dhe ka udhëtuar për në territorin e Republikës së Greqisë. Automjeti është kthyer në Republikën e Maqedonisë në të njëjtën ditë, më 2 gusht 2018. Kjo nuk është e vërtetë se automjeti është drejtuar nga personi i paautorizuar ose që është drejtuar nga vajza e Drejtorit të byrosë për siguri publike – thonë nga MPB-ja.

Nga Ministria e Brendshme thuhet se do të bëhen kontrolle shtesë dhe, pas përcaktimit të të gjitha fakteve, nëse identifikohen parregullsitë, do të merren masat e duhura.

Baby Boo