MPB-ja pas stuhisë: Në Shkup, 10 vetura janë paraqitur si të shkatërruara (FOTO)


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas reshjeve të mëdha të shiut ka informuar se deri në ora 14:00, në stacionet policore të territorit të Shkupit janë paraqitur 10 vetura të shkatërruara, njofton Portalb.mk.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar edhe vërshime në shumë rrugë, si pasojë e të cilave shumë vetura kanë mbetur të bllokuara.

“Komunikacioni ka ndryshuar kahen në rrugën “Cvetan Dimov” për shkak të rrëzimit të drurit, dhe në rrugën “Lazar Liqenovski”. Komunikacioni tashmë është kthyer në normalitet”, njoftojnë nga MPB-ja.

Baby Boo