MPB-ja jep përgjigje skandaloze për policin që keqtrajton qytetarët!


MPB pasi ka thirrur në bisedë informative qytetarin i cili është identifikuar nga video xhirimi, që ai prezantonte keqtrajtimin e policit Darko Milosavlevski ndaj banorëve në fshatin Brezë , MPB jep një përgjigje jo precize ndaj pyetjeve të drejtuara nga portali Pa Censurë!

MPB përgjigjet: “Për rastin që ju kërkoni, ne po ju informojmë se oficerët e policisë morën veprime zyrtare mbi fshatin Brezë në lidhje me një krim që po ndodh atje “Shkatërrimi i pyjeve dhe transportimi i paautorizuar i druve të zjarrit”. Lidhur me këtë rast, Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standardet Profesionale është njoftuar, dhe në qoftë se ka tejkalimi të kompetencave të punonjësit të policisë, do të merren masat e duhura.”

Pa Censurë nuk pranon këtë përgjigje të MPB ngaqë qytetari në fjalë ka leje për prerjen e druve, teksa në videon që ne kemi shfaqur shihet se në veturën e qytetarëve nuk ka asnjë lloj druri brenda, ndërsa polici i mba në kontroll të detajuar më tepër se një orë.

Njashtu kujtojmë se polici Darko Milosavlevski këtë “patrullim” e kryen me veturën e tij zyrtare, pa uniformë dhe pa asnjë lloj dokumenti të prezantuar, gjë që nuk e identifikon punën e tij në terren!

http://www.pacensure.com/2018/06/14/skandal-mpb-nuk-denon-policin-qe-keqtrajtonte-qytetaret-por-kerkon-pergjegjesi-nga-qytetari-qe-ka-denoncuar/

http://www.pacensure.com/2018/06/12/skandal-polici-maqedonas-cdo-dite-malltreton-shqiptaret-e-sllatines-dhe-brezes-video/

Baby Boo