MPB-ja heton zjarrin e shkaktuar në biznesin familjar të Misajllovskit (VIDEO)


Ministria e Punëve të Brendshme beson se zjarri i shkaktuar në orët e para të mëngjesit në pronën familjare të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski është krijuar nga pajisje shpërthyese. Institucioni në fjalë heton rastin.

Në orën 03:40, u raportua se në rrugën Gjorçe Petrov po del tym nga një furrë buke në pronësi të B.M (62),ndërsa më parë u dëgjua një shpërthim… Ekziston një dyshim i arsyeshëm se ishte një pajisje shpërthyese e improvizuar. Nuk ka të plagosur. Po punohet në zbardhjen e rastit – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

VMRO-DPMNE-ja akuzon drejtpërdrejtë LSDM-në për zjarrin e shkaktuar nga eksplozivi në biznesin familjar të Misajllovskit.

“Dënoj këtë veprim dhe u them atyre se nuk kemi frikë, përkundrazi, nëse ai është qëllimi i këtyre kriminelëve të drejtuar nga një qendër pushteti dhe të orkestruar dhe nga ana e qeverisë, nuk kemi frikë, përkundrazi, kjo na motivon më shumë. Tani për tani, ne do të jemi të durueshëm dhe do të presim që institucionet të hedhin dritë mbi ngjarjen” – tha Hristijan Mickoski-Kryetar i VMRO DPMNE.

Misajlovski vetë beson se kjo është bërë nga kundërshtarët politikë në prag të fushatës zgjedhore të 15 korrikut. Me qëndrim të ngjashëm me kreun e partisë Mickoski, ai thotë se këto veprime nuk e frikësojnë.

LSDM-ja dënoi incidentin dhe hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj saj.

“Më i thirruri në këtë rast është Naqe Culev, Ministri i Brendshëm, i cili ne kemi mundësinë si qytetarë të shohim se si po abuzon me Ministrinë e Brendshme. Edhe një herë do të them se ky është një lajm i rremë dhe i bëj thirrje Mickoskit që të tregojë se nga e ka atë informacion, përveç kësaj sepse ne jemi të sigurt për ato që themi. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të hetojë rastin” – u shpreh Kostadin Kostadinov-Zëhënës i LSDM-së.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi familjar i nënkryetarit të VMRO-së Vllado Misajlovskit të përfshihet në flakë. Në vitin 2017 ai kishte informuar se në shtëpinë e tij dikush kishte vënë zjarr./Alsat

Baby Boo