MPB-ja gjeti “bombashin” nga Tetova: Akuzohet për terrorizëm


Me datën 27.12.2022, Departamenti për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Luftën e Krimit të Organizuar, në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.Gj.(63) nga Tetova. 63 vjeçari akuzohet për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “terrorizmit”, të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 394-b paragrafi 2 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2022, nga celulari i tij, i kallzuari S.Gj. ka telefonuar në Policinë e Dellçevës, ku është prezantuar rrejshëm dhe ka raportuar se ka vendosur bomba në disa lokacione të qytetit.

Oficerët e policisë kanë inspektuar objektet e treguara dhe nuk kanë gjetur sende të dyshimta.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më datë 22.12.2022 S.Gj. është privuar mga liria dhe me të është bërë intervistë zyrtare në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës i janë konfiskuar telefoni dhe dy karta SIM./Pa Censurë

Baby Boo