MPB-ja deri më tani ka regjistruar katër incidente


Që nga hapja e vendvotimeve deri më ora 11.45, Ministria e Brendshme ka raportuar katër incidente.

Përveç incidentit në shkollën fillore “Lazo Angelovski”,ku 22 vjeçari K.ZH. ka sulmuar policinë, një burrë 80-vjeçar nga fshati Zubovce i Gostivarit ka denoncuar se është sulmuar nga 64-vjeçarja S.M. e cila më vonë është thirrur në stacion policor.

Gjithashtu në Strugë, në një ndërtesë pranë shkollës fillore “Vëllezërit Miladinov”, është denoncuar një person i cili ka fotografuar nga terraca e ndërtesës.

Incidenti është regjistruar edhe në Shtip në SH.F. “Vanço Prkje” ku personi B.O ka dërguar ushqim në vendvotimin ku edhe është fotografuar. Pasi që është lajmëruara rasti, personi menjëherë është shoqëruar në polici.

Baby Boo