MPB i demanton deklarimet e VMRO-DPMNE-së për vrasjen në Prilep


Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë kategorike i hedh poshtë të gjithë të pavërtetat e thëna sot të partisë politike OBRM-PDUKM, rreth vrasjes së pardjeshme në Prilep, jo vetëm në aspektin e informacioneve qëllimkëqija dhe të jo të sakta në raport me vet ngjarjen, por edhe për shkak të përpjekjes që me manipulime me me trillime të mbjell frikë mes qytetarëve.

“Si shumë herë më parë, edhe një herë përsërisim se koha e kritereve partiake, ashti sikurse keqpërdorimi vulgar i institucionit mbaroi. Tash MPB-ja punon profesionalisht, ndërsa rezultati i punës profesionale janë zbardhjet e vrasjeve siç ishte kjo në Prilep, ajo në Vellgoshti, Dibër dhe raste tjera. Vrasësit tash përgjigjen për veprimet e tyre”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata thonë se rasti në rrethinën e Prilepit është zbardhur, ndërsa kryesi, gjegjësish i dyshuari është zbuluar dhe arrestuar disa orë pas kryerjes së veprës, dhe me akuzë penale është në duart e Prokurorisë Publike.

MPB shton se janë prezantuar të gjithë informacionet e relative, në pajtushëri me Ligjin e procedurë penale dhe bëjnë apel të gjithë subjekteve politike të ndalojnë me shpërndarjen e gënjeshtrave për interes të fitimit të pikëve politike

Baby Boo