MPB: Gruevski kërkohet brenda kufijve, nuk është lëshuar fletarrest ndërkombëtar


Ministria e Punëve të Brendshme për “Deutsche Welle” ka thënë se nuk është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se ai po kërkohet brenda kufijve të shtetit.

MPB nuk komentoi aksionin e mbrëmshëm të policisë, të cilët kërkuan Gruevskin në banesën e tij dhe tek selia e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk ka informacione nëse policia ka të dhëna operative se Gruevski ndodhet brenda shtetit dhe nuk ka dalë jashtë.

Ndërsa burimet gjyqësore, thonë se duke pasur parasysh përvojën nga praktika, ikja nga ndëshkimi është një proces inferior për personin e dënuar.

Baby Boo