MPB: Gjashtë incidente të reja gjatë procesit të votimit


MPB-ja informon se janë regjistruar gjashtë incidente të reja procesit të votimit për referendumin, pas 13 incidenteve paraprake.

Pas denoncimit të marrë nga Komisioni komunal zgjedhor se në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup një vajzë e cila ka votuar me stilolaps në të cilin ka pasur kamerë, ka fotografuar fletëvotimin ose të pranishmit në hapësirë, nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe merren masa për zbardhjen e rastit.

Pas denoncimit të marrë se në rrethinën e shkollës fillore “Pestaloci” në Shkup janë penguar qytetarët të cilët shkonin në votim dhe janë fotografuar, nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas masave të marra është konfirmuar se bëhet fjalë për personin S.Ç. (28) nga Shkupi. Ajo është arrestuar në Stacionin policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.

Sipas MPB-së, pas denoncimit të marrë se në vendvotimin nr. 2664 në shkollën fillore “Kuzman Josifovski” në Shkup në orën 13:05 një person i panjohur ka fotografuar fletën e një personi tjetër, pas çka e ka braktisur vendvotimin. Janë marrë aktivitete dhe masa dhe në Stacionin policor Kisela Vodë janë thirr personat I.T. (28) dhe Gj.G. (63), të dy nga Shkupi.

Në orën 12:45 është denoncuar se në vendvotimin nr.2436 në f. Gërçev është ndërprerë votimi në periudhën nga ora 12:25 deri në orën 13:13 për shkak të mungesës së fletëvotimeve nga blloku.

Në vendvotimin nr.399 nga shkolla fillore “Ismail Qemali” në Gostivar është denoncuar se A.M. (72) nga Gostivari, pas realizimit të të drejtës së votimit, e ka shqyer fletëvotimin pas çka ka kërkuar një fletëvotim tjetër. Personi është arrestuar në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e rastit.

Në vendvotimin nr. 2447 në fshatin Laskarcë, I.P anëtar i organizatës joqeveritare ka denoncuar se është maltretuar dhe ka marrë kërcënime nga anëtarët e këshillit zgjedhor. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo