MPB evidenton parregullsi në një autobus që po transportonte nxënës deri në Kodrën e Diellit


Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 14:30 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë është ndaluar për kontroll një autobus me targa të Prilepit që po transportonte nxënës për ekskurzion në Kodrën e Diellit, përcjell TV21. Autobusi është dërguar për kontroll teknik, pas çka janë regjistruar parregullsi teknike dhe si rrjedhojë është larguar nga trafiku.

“Për shoferin e autobusit, personin juridik dhe personin përgjegjës do të përgatiten parashtresa përkatëse, ndërsa autobusi do të jetë jashtë funksionit deri në eliminimin e mangësive teknike”, shtojnë nga MPB.

Baby Boo